MAGAZINË /

Indri e la "live", Vanesa: Ja përse donin me ngulm të isha në emision, lojë nën petkun e vajzave

Shkruar nga Versus
Indri e la "live", Vanesa: Ja përse donin me ngulm të isha
Indri dhe Vanesa

Mbrëmjen e djeshme, në Ferma VIP u shënua një moment që i shtangu të gjithë konkurrentët dhe publikun. Indri, i cili kishte patur një lidhje me Vanesën, këngëtaren e cila doli para pak kohësh nga gara, shkroi një letër për këtë të fundit duke i bërë me dije se nuk kishte ndjenja për të.

Letrën ai e lexoi “drejtëpërdrejt” duke i thënë Vanesës se ndihej më i lirë pas daljes së saj dhe se  nuk mendonte se historia e tyre mund të vijonte jashtë formatit televiziv.

Ndërkohë, ish-konkurrentja reagoi në rrjetin e saj social duke zbuluar përse kishte munguar në sptektaklin e Prime dhe prapaskenat që fshihen pas letrës së lexuar nga Indri. Ajo tha se e kishte kuptuar përmbajtjen e letrës dhe se kjo kishte qenë arsyeja përse i ishte kërkuar me ngulm që të ishte pjesë e spektaklit mbrëmjen e së hënës.

Reagimi i plotë:

Ky postim është për të gjithë ju që më keni ndjekur dhe më keni mbështetur në rrugëtimin tim.

Gjatë gjithë këtyre ditëve nuk kam reaguar, pasi kam pritur që hijet e mia të dyshimit të vërtetohen. Kam qenë e sinqertë që prej fillimit dhe do të jem e tillë deri në fund.

Ata që e kanë kuptuar karakterin tim kanë përfituar nga ndjenjat reale, duke ushqyer narrativën që u leverdis.

Sonte nuk do të jem pjesë e Prime, pasi e kam kuptuar përmbajtjen e letrës, si është ideuar dhe përse më është kërkuar me ngulm të jem prezente.

Ditën e premte më është kërkuar të bëj një ballafaqim me Klevisën dhe Sarën dhe, pasi e refuzova një gjë të tillë, më është treguar për ekzistencën e letrës.

Askush nuk mund të bëjë lojë nën petkun e vajzave!

Me shumë sinqeritet dhe dashuri për të gjithë ju,

Vanesa dhe management. Versus.al

Poll