
John Malkovich foli për herë të parë hapur për marrëdhënien e tij me Michelle Pfeiffer gjatë xhirimeve të filmit të vitit 1988 "Dangerous Liaisons".
Në podkastin "Fashion Neurosis" të Bella Freud, aktori 71-vjeçar rrëfeu se afera e tyre ndodhi ndërsa të dy ishin të martuar dhe pranoi se kjo përvojë i kushtoi një bashkëpunim të vlefshëm.
" Nuk është diçka për të cilën kam folur ndonjëherë ", tha ai. " Në punën që bëj, krijohen lidhje emocionale shumë shpejt. Ato rrallë shkojnë përtej kufijve të punës ."
Për Michelle Pfeiffer, Malkovich tha: " Ajo ishte dikush që e vlerësoja shumë si kolege, ishte argëtuese, emocionale dhe tepër e drejtë me mua. Dhe unë sigurisht që nuk isha ." Ai shtoi: " Mësova se një koleg i shkëlqyer është më i rralli nga të gjithë. Dhe kur një marrëdhënie kalon atë vijë, humbet një koleg të shkëlqyer ."
John Malkovich makes rare comments about infamous affair with Michelle Pfeiffer https://t.co/rLtRuy7R4r pic.twitter.com/cprJtXiiAh
— New York Post (@nypost) September 7, 2025
Duke iu referuar marrëdhënies së tij profesionale me aktoren Ingeborga Dapkunaite, me të cilën ka bashkëpunuar për tre dekada, Malkovich theksoi: “ Kemi punuar së bashku për 33 vjet dhe mbetemi miq dhe kolegë, sepse ka një vijë që nuk e kemi kaluar ”, duke përfunduar: “ Kjo është ajo që mësova - se kur ndodh diçka e tillë, ndoshta nuk kthehet më .”
Në atë kohë, Malkovich ishte i martuar me aktoren Glenn Headley, me të cilën u divorcua në vitin 1988.
Ajo vdiq në vitin 2017 në moshën 62 vjeç. Ai ka qenë në një lidhje me stilisten Nicoletta Peyran që nga viti 1989, me të cilën ka dy fëmijë.
Michelle Pfeiffer, nga ana e saj, u divorcua nga regjisori Peter Horton po atë vit dhe është e martuar me producentin David E. Kelly që nga viti 1993.
Pfeiffer nuk ka komentuar kurrë publikisht për marrëdhënien e saj me Malkovich. Megjithatë, në një intervistë me revistën Parade në vitin 2012, duke folur për bashkëshortin e saj, ajo deklaroi: " Isha shumë me fat, nuk e mora kurrë si të mirëqenë. Nuk kam takuar kurrë një burrë me më shumë integritet. Ka humor dhe inteligjencë, dhe sigurisht që është simpatik.''/Versus.al







