MAGAZINË /

“A do ta heqësh qafe si njeri apo…’, Flori Mumajesi publikon postimin misterioz, në sfond dhe zëri i Elvana Gjatës

Së fundmi, kantautori publikoi një “Instastory” në errësirë të plotë, shoqëruar me një audio me ngarkesë të fortë emocionale. Në regjistrim dëgjohet edhe zëri i këngëtares Elvana Gjata, e cila pyet:

Shkruar nga Versus
“A do ta heqësh qafe si njeri apo…’, Flori Mumajesi
Elvana Gjata/ Flori Mumajesi

Prej disa kohësh i tërhequr nga jeta publike, Flori Mumajesi vijon të mbajë të intriguar ndjekësit e tij me postime enigmatike në rrjete sociale.

Së fundmi, kantautori publikoi një “Instastory” në errësirë të plotë, shoqëruar me një audio me ngarkesë të fortë emocionale. Në regjistrim dëgjohet edhe zëri i këngëtares Elvana Gjata, e cila pyet:

“A do ta heqësh qafe si njeri apo e do në jetën tënde, thuaj të drejtën tani?”

Mumajesi i përgjigjet shkurt: “S’e di”, ndërsa më pas audio ndërthuret me vargje nga kënga e tij e njohur “Pa jetë”:

“Si mund të t’dojë dikush ty nuk e di, kur ti e hedh në plehra atë dashuri”.

Në fund dëgjohet sërish Flori teksa shton: “Historinë nuk e bën dot vetë”, përpara se audio të mbyllet me një kor fëmijësh që këndon të njëjtën këngë.

Ky postim ka ngjallur reagime të shumta dhe hapur hapësirë për interpretime, me fansat që spekulojnë nëse bëhet fjalë për një rikthim të artistit në muzikë apo një reflektim personal mbi të kaluarën.

Poll