MAGAZINË /

Luajti ndeshjen e fundit në Argjentinë, Messi zgjedh golin më të mirë të karrierës

Tashmë Messi ka njoftuar se ndeshja e luajtur para disa ditësh do të jetë e fundit me kombëtaren në Argjentinë, ndërsa mbetet për t'u parë nëse do të luajë në kupën e botës.

Shkruar nga Versus

Luajti ndeshjen e fundit në Argjentinë, Messi zgjedh golin më

Lionel Messi ka shënuar plot 885 gola në karrierën e tij, por këtë verë iu kërkua të zgjidhte vetëm një. 38-vjeçari vendosi për një nga golat ikonikë të hershëm të karrierës së tij të lavdishme.

Këtë javë, fituesi i 8 Topave të Artë konfirmoi se paraqitja e tij për Argjentinën ishte e fundit në një ndeshje zyrtare në tokën argjentinase. Shumëkush kishte pritur që ai të vazhdonte së paku deri në Kupën e Botës verën e ardhshme në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Në atë ndeshje, ai realizoi dy gola për ta shënuar momentin e veçantë.

Duke qenë se kishte pritur kaq gjatë për ta ngritur trofeun, nuk do të ishte befasi sikur Messi të kishte zgjedhur një nga golat e tij në finalen e Kupës së Botës 2022 me Argjentinën. Mirëpo, ai preferoi një sukses më të hershëm, ndoshta ndeshjen ku e shpalli veten në skenën e madhe.

“Për shkak të momentit, për shkak të domethënies, sepse e kurorëzoi një vit të paharrueshëm… për mua është më i rëndësishmi nga të gjithë,” u shpreh Messi, duke folur për golin me kokë ndaj Manchester United në finalen e Ligës së Kampionëve 2009 në Romë.

Arsyeja pse Messi u ul për të zgjedhur golin e tij të preferuar lidhet me projektin bamirës “A goal in life”. Artisti Refik Anadol do ta shndërrojë këtë gol në një vepër arti, ndërsa fondacioni i klubit Inter Miami do ta nxjerrë atë në ankand, me të ardhurat që do të shkojnë për bamirësi, sipas RAC1. Versus.al

Poll