MAGAZINË /

Ka të dashur jashtë, Vanesa shkëmben puthjen e parë me banorin në Ferma VIP

Shkruar nga Versus

Ka të dashur jashtë, Vanesa shkëmben puthjen e parë me

Indri dhe Vanesa, banorë në Ferma VIP duket se kanë hedhur një hap të ri në marrëdhënien e tyre. Pas afrimitetit dhe thashethemeve të shumta, ata kanë ndarë puthjen e parë gjatë një feste të organizuar në ambientet e fermës.

Pamjet që po qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale i tregojnë të dy duke shijuar atmosferën festive nën tingujt e muzikës, të veshur në stil “country” dhe në shoqërinë e banorëve të tjerë.

Ndërsa vallëzonin të përqafuar, ata u afruan edhe më shumë dhe shkëmbyen një puthje që nuk kaloi pa u vënë re nga publiku.

Ky moment shihet si një pikë kthese në raportin e tyre, sidomos duke pasur parasysh se pak ditë më parë Vanesa kishte folur hapur për ndjenjat e saj në dhomën e “Agait” duke treguar për ngarkesën emocionale ndërsa i kërkoi falje partnerit të saj jashtë lojës. Megjithatë, zhvillimet e fundit sugjerojnë se ndjenja mes saj dhe Indrit ka qenë më e fortë se dilemat që e shoqëronin duke i kaluar kufijtë e një miqësie të thjeshtë. Versus.al

 

 

Poll