MAGAZINË /

Kthjellime në të gjithë vendin, ja sa do të shënojë termometri sot

Shkruar nga Versus

Kthjellime në të gjithë vendin, ja sa do të

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin.

Sipas parashikimit, vranësira të pakta dhe kalimtare do të shfaqen vetëm në zonat malore të lindjes, pa ndikuar ndjeshëm në kushtet e përgjithshme të motit.

Temperaturat do të jenë tipike të verës, me vlerat minimale që do të luhaten nga 11°C në zonat malore deri në 20°C në bregdet dhe jug të vendit, ndërsa maksimalet do të arrijnë 34-35°C në pjesën më të madhe të territorit.

Më të freskëta do të mbeten zonat verilindore dhe juglindore, ku temperaturat maksimale pritet të variojnë nga 28°C deri në 30°C.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në disa momente, veçanërisht përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të forcohet, duke arritur shpejtësi deri në 17 m/s.

Ndërkohë, në det valëzimi në Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2 deri në 4 ballë.

 

Tags:

moti

Poll