MAGAZINË /

Kur ishin më të rinj: Publikohet foto e vjetër e Rogertit me bashkëshorten e tij

Shkruar nga Versus
Kur ishin më të rinj: Publikohet foto e vjetër e Rogertit me
Rogert Sterkaj

Rogert Sterkaj, banor i Big Brother VIP Albania 5, është kthyer në një nga konkurrentët më të komentuar të këtij edicioni.

Edhe pse iu bashkua shtëpisë disa javë pas nisjes së spektaklit, ai ka tërhequr vëmendje të madhe të publikut për shkak të situatave dhe tensioneve që shpesh krijon brenda lojës.

Gjatë qëndrimit në shtëpi, Rogerti flet shpesh për bashkëshorten, duke treguar sa shumë i mungon dhe historinë e njohjes së tyre.

Së fundmi, në rrjetet sociale ka qarkulluar edhe një foto e vjetër e çiftit, e cila ka ngjallur interes te ndjekësit.

Kur ishin më të rinj: Publikohet foto e vjetër e Rogertit me

Ndërkohë, bashkëshortja e tij ka reaguar për herë të parë publikisht për eksperiencën e Rogertit në reality show, përmes një interviste televizive.

Ajo rrëfeu se është përballur me komente të ashpra në rrjet, të cilat e kanë prekur emocionalisht, sidomos shprehje si “kush është ajo grua që e duron?”.

Sipas saj, njerëzit shpesh harrojnë se pas ekranit ka familje dhe ndjenja reale, ndërsa banorët janë pjesë e një loje televizive./Versus.al

Poll