MAGAZINË /

Kur mosha është thjesht një numër! Aktorja turke 82-vjeçare mahnit me paraqitjen në plazh: Kujdesu fillimisht për veten

Në imazhin e shpërndarë në rrjetet sociale, 82-vjeçarja shfaqet me rroba banje, duke habitur ndjekësit me formën e saj të shkëlqyer fizike.

Shkruar nga Versus
Kur mosha është thjesht një numër! Aktorja turke
Nebahat Çehre

Aktorja e njohur turke Nebahat Çehre, e dashur për publikun shqiptar për rolin e Valide Sulltanës në serialin "Sulejmani i Madhërishëm", është rikthyer në qendër të vëmendjes me një fotografi të publikuar gjatë pushimeve verore.

Në imazhin e shpërndarë në rrjetet sociale, 82-vjeçarja shfaqet me rroba banje, duke habitur ndjekësit me formën e saj të shkëlqyer fizike. Fotografia u shoqërua me mesazhin: "Së pari, kujdesu mirë për veten. Pjesa tjetër do të lulëzojë natyrshëm."

Postimi mori mijëra reagime dhe komente pozitive, ndërsa mediat turke e kanë cilësuar aktoren si një shembull të elegancës dhe bukurisë edhe në moshën e tretë.

Nebahat Çehre e nisi karrierën si modele dhe në vitin 1960 u kurorëzua Miss Turqia, sukses që i hapi dyert e kinemasë dhe televizionit. Ajo u bë e njohur në mbarë botën me rolet e saj në serialet "Sulejmani i Madhërishëm" dhe "Dashuri e Ndaluar" (Aşk-ı Memnu).

Në intervista të ndryshme, aktorja ka treguar se nuk e sheh plakjen si diçka për t'u frikësuar. Sipas saj, sekreti për t'u dukur mirë lidhet me një stil jetese të shëndetshëm, kujdesin për trupin dhe pranimin me krenari të çdo etape të jetës./Versus.al

Kur mosha është thjesht një numër! Aktorja turke

Kur mosha është thjesht një numër! Aktorja turke

Kur mosha është thjesht një numër! Aktorja turke

 

Poll