MAGAZINË /

Landi hyn në “BBVA”, mesazhi i fortë që i dha Mirit për Selin

Kjo vizitë u zhvillua si pjesë e sfidës së “mosreagimeve”, ku banorët duhet të qëndrojnë të qetë dhe të mos tregojnë asnjë emocion, pavarësisht situatës që ndodh përreth tyre.

Shkruar nga Versus

Landi hyn në “BBVA”, mesazhi i fortë që i dha Mirit

Sot, në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”, banorët përjetuan një moment surprizë me hyrjen e Landi Hysit, mikut të ngushtë të Mirit dhe anëtar i grupit të njohur muzikor “West Side Family”.

Kjo vizitë u zhvillua si pjesë e sfidës së “mosreagimeve”, ku banorët duhet të qëndrojnë të qetë dhe të mos tregojnë asnjë emocion, pavarësisht situatës që ndodh përreth tyre.

Miri, i cili ishte akoma në krevat në momentin kur Landi hyri, arriti të ruante qetësinë, edhe pse i dukej e vështirë të mos reagojë ndaj mikut të tij të ngushtë.

Gjatë takimit, Landi i përcolli disa mesazhe motivuese por dhe pak te koduara, duke e inkurajuar për të vazhduar me qëndrimin e tij në shtëpi dhe për të luftuar deri në fund për fitoren.

''Dy duar janë vetëm për një kokë. Dhe mos harro “s’e kisha dit që me ty do flija, ça tersi kam që të kam komshie”. Gaz Xhike, mos i pëlqe asigjo asnjë çike!'

Vizita e Landit jo vetëm që sfidoi aftësinë e banorëve për të mos reaguar, por gjithashtu shërbeu si një mesazh për Mirin, duke e rikujtuar për audiencën se brenda Big Brother VIP, çdo moment mund të jetë vendimtar për psikikën dhe strategjinë e banorëve.

Ky është një nga episodet që pritet të komentohen gjatë javës nga fansat e formatit./Versus.al

Poll