
Disa shpërthime të fuqishme janë raportuar në qendër të Dubait, duke shkaktuar panik dhe alarm te banorët dhe kalimtarët në zonë.
Sipas dëshmitarëve, zhurma të forta shpërthimesh janë dëgjuar në disa momente, ndërsa pamjet dhe raportimet e para kanë nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.
Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet për shkaqet e shpërthimeve, ndërsa mbetet e paqartë nëse ka persona të lënduar apo dëme materiale.
Ekipet e emergjencës dhe autoritetet lokale kanë nisur verifikimet në terren për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes./Versus.al

