BOTA /

"Tronditëse", Marta Kos dënon deklaratën e Paunoviç për shqiptarët: E habitur që është ende ministre

Shkruar nga Versus

"Tronditëse", Marta Kos dënon deklaratën e

Komisionarja për Zgjerim, Marta Kos, ka dënuar sërish deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç lidhur me “spastrimin etnik” në Kosovë, duke e cilësuar atë si tronditëse dhe të papranueshme për një zyrtare të një vendi kandidat për anëtarësim në BE.

Paunoviç nuk kërkoi falje ndaj shqiptarëve, por ndaj qeverisë serbe. Për këtë rast, Kos ka qenë e ashpër teksa u shpreh e habitur që Paunoviç është ende në detyrë si ministre. 

“Ishte tronditëse të dëgjonim diçka të tillë në vitin 2026. Nuk do ta përsëris as atë që ajo tha. Nuk mund ta imagjinoj që një ministre, pas një deklarate të tillë publike, të mund të vazhdojë të ushtrojë detyrën e saj”, deklaroi Kos. Versus.al

Poll