AKTUALITET /

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, lihet në fuqi pezullimi nga funksionet

Në rekursin e paraqitur, Balluku argumentoi se masa e pezullimit kishte humbur efektin, pasi nuk ushtron më funksione shtetërore

Shkruar nga Versus

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, lihet në fuqi

Gjykata e Lartë ka vendosur të mos pranojë rekursin e paraqitur nga Belinda Balluku, duke lënë në fuqi masën e pezullimit nga ushtrimi i funksioneve. Me këtë vendim, shkalla më e lartë e gjyqësorit konfirmon vendimet e mëparshme të gjykatave, duke mos ndryshuar masën e sigurisë ndaj saj.

Në rekursin e paraqitur, Balluku argumentoi se masa e pezullimit kishte humbur efektin, pasi nuk ushtron më funksione shtetërore, dhe për këtë arsye kërkoi shfuqizimin e saj. Megjithatë, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi të mos e pranojë kërkesën.

Më herët, edhe Gjykata Kushtetuese kishte shqyrtuar çështjen pas një ankimi të Kryeministrit lidhur me masën e pezullimit. Në muajin shkurt, gjyqtarët u ndanë me katër vota pro dhe katër kundër, çka bëri që të mbeteshin në fuqi vendimet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dhe Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Belinda Balluku është nën hetim për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe abuzimit me tenderat e rrugëve. Ndaj saj vijon të jetë në fuqi edhe masa e ndalimit për të dalë jashtë vendit./Versus.al

Poll