AKTUALITET /

Tentoi të vidhte me çekiç marketin, kapet 14-vjeçari në Krujë

Sipas policisë, i mituri dyshohet se ka thyer xhamat e marketit me një çekiç, me qëllim vjedhjen e subjektit.

Shkruar nga Versus

Tentoi të vidhte me çekiç marketin, kapet 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është identifikuar dhe shoqëruar nga Policia e Krujës si autori i dyshuar i një tentative për vjedhje në një market në pedonalen e qytetit.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, ndërsa pamjet e tentativës për grabitje u shpërndanë edhe në rrjetet sociale. Sipas policisë, i mituri dyshohet se ka thyer xhamat e marketit me një çekiç, me qëllim vjedhjen e subjektit.

Pas marrjes së informacionit për ngjarjen, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë nisën veprimet hetimore për identifikimin e autorit. Brenda pak orësh, 14-vjeçari u identifikua dhe u shoqërua në ambientet e komisariatit.

Gjatë hetimit u sekuestruan çekiçi i përdorur për thyerjen e xhamave, si dhe veshjet që i mituri dyshohet se mbante në momentin e kryerjes së veprës.

Për shkak të moshës, ndaj 14-vjeçarit po kryhen procedurat ligjore në prani të prindërve, mbrojtësit ligjor dhe psikologut. Materialet e çështjes i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme./Versus.al

Poll