MAGAZINË /

Ministres së Shëndetësisë së Suedisë i bie të fikët në konferencën e saj të parë për shtyp - VIDEO

Kjo mund të ndodhë kur keni hipoglicemi, tha ajo - Konferenca për shtyp u anulua

Shkruar nga Versus

Ministres së Shëndetësisë së Suedisë i bie të

Ministrja e re e shëndetësisë e Suedisë, Elisabeth Lann, u rrëzua gjatë një konference për shtyp të martën, pak minuta pas prezantimit të saj zyrtar.

Lann, një anëtare e Partisë Demokristiane, po qëndronte pranë kryeministrit Ulf Kristersson dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë kur ajo papritmas humbi ndjenjat dhe ra, duke goditur kokën në podium. Kryetarja e partisë Emba Busch dhe anëtarë të tjerë të partisë nxituan për ta ndihmuar, ndërsa rojet e sigurisë dhanë ndihmën e parë përpara se ta shoqëronin jashtë dhomës.

Pak kohë më vonë, ministrja u kthye duke buzëqeshur dhe i qetësoi të pranishmit, duke thënë: “Nuk ishte një e martë normale, por kjo mund të ndodhë kur ke hipoglicemi .” Ende nuk dihet nëse Lann kishte nevojë për kujdes të mëtejshëm mjekësor, por ajo nuk kishte lëndime të dukshme. Konferenca për shtyp u anulua. 

"Duket shumë serioze. Ra pikërisht para meje", tha një gazetar i gazetës DN që ishte në dhomë.

Lann, e cila më parë ishte këshilltare e qytetit në Göteborg, mori detyrën e ministres së shëndetësisë të martën pas dorëheqjes së papritur të paraardhësit të saj, Ako Ankarberg Johansson, të hënën. / VERSUS / 

Poll