Dita e martë parashikohet të jetë nën dominimin e motit të qëndrueshëm. Në relievet e larta malore e kodrinore të vendit, parashikohen kthjellime dhe alternime vranësirash.
Temperaturat më të ulëta do të shënohen në Korçë e Peshkopi me 7 dhe 8 gradë celcius, ndërsa ato më të lartat, në Elbasan dhe Vlorë me nga 27 gradë celcius.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 9m/s. Valëzimi në det do të jetë deri në 2 ballë. Versus.al







