AKTUALITET /

VIDEO/ Banorët e dorëzuar shohin me trishtim katastrofën natyrore, Reuters publikon pamje nga Delvina

Pamje të trishta janë fotot e publikuara nga media e huaj sa i takon situatës së zjarreve në Delvinë.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Banorët e dorëzuar shohin me trishtim katastrofën

Zjarri masiv që shpërtheu në Delvinë ka shkaktuar dëme të shumta me banesa e fshatra të tërë që janë shkrumbuar nga flakët. Pamjet ku banorët shfaqen të trishtuar për tokat e sipërfaqet me pemë që po digjeshin së bashku me banesat, janë pasyruar edhe nga Reuters.

Fotografitë e shkrepura nga fotografi Florion Goga tregojnë vendin e shkrumbuar nga flakët ndërsa banorët shohin të dorëzuar katastrofën natyrore.

Si pasojë e rrezikut nga flakët, u evakuuan banorët e zonës si dhe spitali i Delvinës, ndërsa zjarret rrezikuan edhe puset e naftës. Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 

    

Poll