
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, kryesisht në relievet malore të vendit.
Temperaturat maksimale pritet të shënohen në Berat, Gjirokastër dhe Elbasan.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri në 15m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-3 ballë. Versus.al
