MAGAZINË /

Ndeshja miqësore Shqipëri-Izrael/ Rast i pabesueshëm, Mehmeti humb një gol të sigurt para portës

Për trajnerin e ri të Kombëtares, Rolando Maran do të jetë debutim në stolin kuqezi

Shkruar nga Versus

Ndeshja miqësore Shqipëri-Izrael/ Rast i pabesueshëm, Mehmeti

Ka nisur në stadiumin "Air Albania", ndeshja miqësore Shqipëri-Izrael.

Për trajnerin e ri të Kombëtares, Rolando Maran do të jetë debutim në stolin kuqezi. Trajneri italian pasoi Silvinjon, që e mbylli pas 3 vitesh e gjysmë bashkëpunim.

Maran ka surprizuar me zgjedhjen e para jo pak. Anis Mehmeti që nuk është preferuar nga Silvinjo, e nis si titullar. Po ashtu Juljan Shehu është ulur në stol, ndërsa rikthehet Ylber Ramadani si titullar. Uzuni mungon për arsye shëndetësore.

10’ Rast i artë për kuqezinjtë me Hysajn i cili nis një krosim perfekt nga e djathta për Mehmetin. Sulmuesi është i vetëm para portës por gabon duke fluturuar sferën mbi traversë. (VIDEO)

8’ Hoxha tenton të afrohet në zonë nga e djathta por vonon pasimin për Mehmetin.

4’ Presing i lartë menjëherë që në startin e ndeshjes për Kombëtaren shqiptare që kërkon topin ndërsa izraelitët pasojnë në prapavijë.

1’ Kuqezinjtë shkelmojnë topin e parë në “Air Albania”.

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: Sherri; Mitaj, Ajeti, Gjimshiti, Hysaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Mehmeti, Broja, Hoxha

Trajner: Rolando Maran

IZRAELI: Peretz; Revivo, Lemkin, Stoinov, Dasa, Gloukh, Kaniçovski, Peretz, Toriel, Turgmen, Solomon

Trajner: Gal Kohen

Poll