
Një ditë para ndeshjes miqësore të Kombëtares shqiptare kundër Izraelit, trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Rolando Maran dhe kapiteni Berat Gjimshiti në një konferencë për mediat kanë folur për sfidat e kuqezinjve.
Shqipëria do të luajë nesër në orën 20:00 në Tiranë kundër Izraelit, ndërsa tre ditë më vonë në 'Air Albania' do të paraqitet Luksemburgu.
Nesër, Rolando Maran do ta drejtojë për herë të parë Kombëtaren, pasi u emërua në stol vetëm më 19 maj, duke zënë vendin e Sylvinhos, për të nisur një epokë të re në drejtimin e Kombëtares.
“Është e rëndësishme të theksoj se kam parë një disponuershmëri të madhe nga lojtarët. Janë treguar profesionistë të vërtetë. Kam shumë gjëra në mendje. Më e rëndësishme është që të jetë një skuadër funksionale. Janë dy ndeshje që masin forcën.
Në fokus është që të jemi një Shqipëri që kërkon të bëjë ndeshjen më të mirë të mundshme. Në kaq pak kohë, është e vështirë të përgatisim atë që duam në fushë. Kam parë një skuadër që është e motivuar. Të shohim si do të përkthehet në fushë. Izraeli i bën skuadrat e tjera të duken keq. Nuk duhet të japim hapësira për ta”, deklaroi Maran.Versus.al

