MAGAZINË /

"Jam shqiptar, nëse të godas, s'do e kuptosh nga të erdhi", Prenga përballet me AJ në konferencë

Prenga tha se pret që të trondisë botën pas ndeshjes që do të mbahet më 25 qershor.

Shkruar nga Versus

"Jam shqiptar, nëse të godas, s'do e kuptosh nga të

Boksieri shqiptar Kristian Prenga mbajti dje konferencën për mediat para përballjes me ish-kampionin e botës në peshat e rënda, Anthony Joshua.

Gjatë konferencës, Prenga u shfaq besimplotë se do të japë më të mirën kundrejt Joshuas dhe se do të trondisë botën. Duke i shprehur respektin boksierit anglez, Prenga tha se në ring nuk kishte respekt për askënd dhe se do të përpiqet ta godasë në befasi.

Pjesë nga konferenca:

Kristian Prenga: Unë stërvitem fort, jam gati. Nuk jam person që mund të flas shumë, por jam djalë që godet dhe jam shqiptar. Të premtoj se nëse të kap, nuk do e marrësh vesh nga të erdhi goditja.

Joshua: Është mirë, më pëlqen.

Kristian Prenga: Të respektoj, je boksier i shkëlqyer, por në ring nuk kam respekt për askënd.

Joshua: Të betohem se kur pashë videot e tua, kam thënë saktësisht të njëjtën gjë që uroj që ai të mos ketë respekt dhe të japë më të mirën sepse edhe unë do të bëj të njëjtën gjë.

Ndeshja mes tyre do të zhvillohet më 25 qershor në Arabinë Saudite. Versus.al

Poll