
Ditën e djeshme, boksieri shqiptar Kristian Prenga pati një “përballje” ose ‘face off’ me boksierin britanik Anthony Joshua teksa ishin në një jaht.
Më 25 korrik, të shtunën në Xhedah të Arabisë Saudite, Prenga përballet me britanikun në një duel që pritet të jetë ndër ngjarjet më të mëdha sportive të vitit. Dueli kryesor mes Joshuas dhe Prengës pritet të zhvillohet rreth orës 23:00.
Anthony Joshua, ish-kampion i botës në kategorinë e rëndë sipas versioneve ËBA, IBF dhe ËBO, hyn në këtë duel me një karrierë të jashtëzakonshme, ku ka zhvilluar përballje me disa prej emrave më të mëdhenj të këtij sporti, përfshirë Ëladimir Klitschkon, Oleksandr Usykun dhe Andy Ruizin.
Në anën tjetër, Kristian Prenga do të kërkojë momentin më të madh të karrierës së tij. Boksieri shqiptar ka ndërtuar një reputacion si një luftëtar agresiv dhe i fuqishëm në ring, ndërsa përballja me Joshuan paraqet sfidën më të madhe deri më tani. Versus.al

