MAGAZINË /

Mesdita sjell reshje shiu në këto zona, si pritet të jetë moti për sot

Parashikimi i motit, 2 qershor.

Shkruar nga Versus

Mesdita sjell reshje shiu në këto zona, si pritet të jetë
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare. Në zonën e veriut dhe në relievet malore në lindje prej orëve të mesditës vranësirat hera-herës deri të dendura kalimtare.

Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në zonën e veriut reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët. Në malësitë e kësaj zone dhe në mënyrë të izoluar reshjet në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 16 m/s.  Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i do jetë i forces 2-4 ballë. Versus.al

Poll