Pas dështimit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku forca e tij politike nuk arriti të merrte vota as për t’ju afruar një mandati deputeti, ish-kryedemokrati Lulzim Basha është fotografuar në SHBA.
Sipas personit që ka bërë foton, Basha është parë duke shëtitur në Uashington.
Kjo është fotoja më e fundit prej tij pas asaj të publikuar disa javë më parë nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ku Basha shfaqej në avion.
Që prej zgjedhjeve më të fundit ku u shfaq me video të pazakonta për Ramën, Basha nuk është shfaqur më në publik. Ai kandidoi në listën e hapur të koalicionit Euroatlantik në Tiranë ku nuk arriti të merrte më shumë se 1432 vota, rezultat ‘turpërues’ për një ish-kryebashkiak të Tiranës. Versus.al

