
Për herë të parë në Big Brother VIP, një moment i papritur ka prekur publikun pasi u zbulua se pavarësisht nisjes së spektaklit më datë 20 dhjetor, një person kishte hyrë më herët në shtëpinë më të famshme.
Bëhet fjalë për Stenaldon, një djalë i verbër i cili kishte hyrë në shtëpi disa ditë para nisjes zyrtare të shfaqjes në mënyrë që të mësohej me ambientin e shtëpisë ku do të qëndrojë në vazhdim. Ai është banori i parë me aftësi të kufizuara që merr pjesë në këtë format VIP në Shqipëri, duke hapur një kapitull të ri për përfshirjen në media.
Stenaldo u bashkua zyrtarisht me banorët e tjerë, duke sjellë një mesazh të fortë të gjithëpërfshirjes dhe forcës. Ky moment i jashtëzakonshëm i ka dhënë këtij edicioni një ngjyrim të veçantë dhe një hap të madh drejt normalizimit të diversitetit në ekranin shqiptar. Versus.al

