
Antigona Ramosaj nëna e këngëtares Beatrix Ramosajt ka ndarë me ndjekësit një mesazh të ngrohtë dhe inspirues, duke treguar përmbylljen e një faze të rëndësishme në rrugëtimin e saj shëndetësor.
Ajo shpreh mirënjohjen e saj ndaj Zotit për forcën e dhënë gjatë momenteve të vështira, si dhe falënderon mjekët, infermierët, familjen dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur me lutje dhe dashuri.
Në postimin e saj, ajo shkruan se ky nuk është vetëm fundi i një trajtimi, por një dëshmi e durimit, besimit dhe forcës së brendshme.
Postimi i saj:
Sot i rashë gongut me një zemër që rreh plot mirënjohje.
Kjo nuk është vetëm fundi i një trajtimi, është dëshmi e forcës, besimit dhe durimit.
Faleminderit Zotit që më mbajti në këmbë, që më dha frymë kur u ndjeva pa fuqi, dritë kur u ndjeva në errësirë dhe njerëz të mirë rreth meje kur kisha më shumë nevojë.
Me zemër mirënjohëse falënderoj çdo mjek, çdo infermiere, familjen time dhe të gjithë ju që më mbajtët me lutje dhe dashuri. Rrugëtimi im nuk ka mbaruar ende, më presin kontrolle dhe hapa të tjerë, por sot po shënoj një fitore të madhe në këtë betejë dhe po festoj jetën.
Rrugëtimi im vazhdon ende, më presin kontrolle dhe hapa të tjerë, por sot ndalem një moment për të ndarë këtë fitore të madhe me ju në këtë betejë dhe për të festuar jetën që vazhdon.
View this post on Instagram

