MAGAZINË /

Nëna e Stenaldos bën rrëfim prekës në studio: Ai më ka dhënë forcë të jetoj

Nëna e Stenaldos emocionoi publikun me rrëfimin e saj prekës, duke treguar se djali ka qenë forca që e ka ndihmuar të përballojë vështirësitë e jetës. Ajo foli edhe për ankthin gjatë qëndrimit të tij në shtëpi dhe dha një koment të shkurtër për raportin e tij me Juelën.

Shkruar nga Versus

Nëna e Stenaldos bën rrëfim prekës në studio: Ai

E ftuar në emisionin shoqërues të Big Brother VIP, nëna e Stenaldos emocionoi publikun me një rrëfim personal për jetën dhe sakrificat e saj, duke treguar se djali ka qenë mbështetja më e madhe në momentet më të vështira.

Ajo u shpreh se e përjeton më me ankth qëndrimin e tij në shtëpi sesa vetë ai, ndërsa shtoi se Stenaldo i ka dhënë arsye për të qenë e fortë dhe për të vazhduar përpara.

Mes emocionesh, ajo tregoi se hyrja e tij në format nuk ishte e lehtë për të, madje në momentet e fundit kishte menduar ta ndalonte.

Sipas saj, ai është mësuar gjithmonë të jetë aktiv dhe punëtor, ndaj izolimi ishte shqetësimi i saj kryesor.

Ajo theksoi se që fëmijë i ka mësuar të jetë i drejtë dhe të gjykojë gjithçka me mendje të kthjellët.

“Ndihem shumë e emocionuar. Më shumë po e përjetoj unë jashtë sesa Stenaldo. Gjithë kohës me ankth se si do të shkojë gjëja. E shoh shumë mirë, si gjithmonë ka forcë për t’i përballuar gjërat. Më ka dhënë frymë, më jep jetë që të jetoj. Jam bërë e fortë pas shumë sakrificash, vetëm Stenaldo më ka dhënë forcë për çdo gjë. Jam shumë e emocionuar, por më mungon shumë. Që i vogël çdo gjë e kemi kaluar bashkë. Edhe në Gjermani flisnim 10 herë në ditë. Ishte aq e vështirë kur hyri në fillim. Thoja: si do ta përjetojë Stenaldo? Unë e kam përjetuar pak keq për shkak të ankthit. Ditën e fundit kam qenë keq, i thashë: ‘Nuk do hysh’. Ai ishte mësuar të merrej me punë. Nuk rri dot një sekondë pa bërë diçka. Kam dashur që të jetë i barabartë, këtë ia kam mësuar që i vogël. Ki mendjen, gjërat shikoi me mendje.” është shprehur e ëma e Stenaldos. 

Në fund, nëna e Stenaldos komentoi edhe raportin e tij me Juelën, duke thënë se fillimisht i kishte lënë përshtypje shumë të mirë si vajzë familjare dhe e rregullt, por shtoi se nuk e di pse më pas situata mes tyre duket se ndryshoi.

“Vajzë e mirë, në fillim më pëlqeu shumë, familjare, e rregullt. Nuk e di pastaj pse gjërat ndryshuan”, tha ajo./ Versus.al

Poll