 
Këngëtarja e njohur shqiptare, Ledina Çelo ka ardhur me një rrëfim të ndjerë për jetën e saj private, si rrallëherë më parë.
Ledina ishte e ftuar në një emision, ku dha edhe detaje nga jeta e saj personale. Këngëtarja, nëna e dy fëmijëve, tregoi se gjatë shtatzënisë së saj të dytë, mori lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të nënës së saj. Ajo tha se ky lajm tragjik e gjeti shumë të papërgatitur dhe se kaloi një moment jashtëzakonisht të vështirë të jetës së saj.
Ndër të tjera tha se bashkëshorti i saj ishte munduar t’ia fshihte këtë lajm të paktën për pak kohë, derisa të gjente momentin e duhur, por nuk ia doli.
“Më i vështirë… të them që ka qenë momenti… unë bëra një lindje cezariane, ai ka qenë një moment shumë i vështirë sepse ishte vërtet shumë e vështirë lindja. Doja të bëja një lindje natyrale dhe sigurisht e vështirë është edhe humbja e prindërve. Isha shtatzënë me djalin, tre muajshe në atë kohë dhe marr lajmin që nëna ime pati një infarkt dhe aty ishte një moment jashtëzakonisht i vështirë për mua, por u bëra e fortë. Bashkëshorti s’donte të ma thoshte. Isha e papërgatitur, ajo ishte e papërgatitur si… thashë Ledina po vjen një fëmijë, bëhu e fortë”- tha ajo./ Versus.al
 
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                       
 
	                        
	                        
	                        
	                       