
Angela Martini, i ka dhënë fund martesës së saj, sipas faqes së njohur TMZ.
Sipas TMZ modelja e ka paraqitur kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj Drago Savulescu në gjykatë të enjten,30 tetor pas 7 vitesh martesë.
Në dokumente, Angela liston 24 tetorin si datën e ndarjes dhe ajo po përdor "dallimet e papajtueshme" si arsye të ndarjes.
Çifti në proces divorci ka një fëmijë të mitur së bashku. Kyree Martini Savulescu, 3-vjeçar dhe Angela kërkon kujdestari të përbashkët të djalit të tyre.
Ajo gjithashtu dëshiron që Drago, një aktor dhe producent hollivudian, t'i paguajë mbështetjen bashkëshortore. Versus.al
  
 
 
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                        
	                       
 
	                        
	                        
	                        
	                       