
Spektakli Ferma VIP 3 ka nisur transmetimin mbrëmjen e 27 marsit, por vetëm pak orë nga starti, një nga personazhet që ka rrëmbyer vëmendjen e publikut dhe rrjeteve sociale është bërë menjëherë poetja Mimoza Ahmeti.
Ajo është kthyer në një nga personazhet më të komentuar të mbrëmjes së parë, jo për debate apo strategji loje, por për batutat dhe veprimet spontane brenda fermës.
E zuri gjumi para se të mbaronte Prime
Momenti që u bë viral ishte kur Mimoza Ahmeti vendosi të flinte ndërkohë që Prime ishte ende duke vazhduar. Sipas saj, ajo nuk donte të prishte oraret e gjumit, ndaj vendosi të shtrihej për "tu filtruar dhe takuar pak veten" edhe pse spektakli nuk kishte përfunduar ende.
Vieë this post on Instagram
Videoja e këtij momenti u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale dhe u bë një nga momentet më të komentuara të natës së parë të spektaklit.
Batutat për patën u bënë meme në rrjet
Një tjetër moment që tërhoqi shumë vëmendje ishte edhe reagimi i saj kur produksioni i dha një patë si “shoqe” në fermë. Batutat e saj dhe mënyra e të folurit krijuan menjëherë meme dhe komente të shumta në rrjetet sociale.
Brenda vetëm pak orësh nga nisja e spektaklit, Mimoza Ahmeti duket se është kthyer në një nga personazhet më të spikatur të këtij edicioni.
Spektakli Ferma VIP 3 nisi transmetimin mbrëmë në Vizion Plus, me moderatore Arbana Osmani, dhe me një kast personazhesh të njohur nga muzika, aktrimi, televizioni dhe rrjetet sociale. Pjesë e fermës janë: Jonida Maliqi, Soni Malaj, Elvis Pupa, Mimoza Ahmeti, Sara Karaj, Romir Zalla, Vanesa Sono, Adi Puka, DJ Rafaela, Blerina Bajko, Gona Sina, Gresa Sekiraqa, Beni Vacaj, Malbora Gurra, Indri Shiroka, Akil Varfi, Fabiola Elezaj
Xhesi Loci
Opinionistët Armina Mevlani, Einxhel Shkira, Ermal Mamaqi do të jenë në çdo prime për të komentuar zhvillimet e ditëve të garuesve për çmimin e madh që do të jetë 200 mijë euro.
Reality shoë zhvillohet për disa muaj me eliminime javore.
“Ferma VIP 3” sapo ka nisur, por nëse gjykojmë nga dita e parë, duket se personazhet dhe momentet virale nuk do të mungojnë. /VERSUS

