MAGAZINË /

Lajm i keq për Hansi Flick, dëmtohet ylli i Barcelonës, mbetet jashtë për ndeshjet e Champions

Shkruar nga Versus

Lajm i keq për Hansi Flick, dëmtohet ylli i Barcelonës, mbetet

Barcelona ka marrë një lajm të keq në një moment kritik të sezonit, pasi është konfirmuar se Raphinha është tërhequr nga grumbullimi i Kombëtares së Brazilit.

Sulmuesi i blaugranasve u detyrua të largohej nga kampi stërvitor për shkak të një problemi muskulor të pësuar gjatë humbjes 2-1 në ndeshjen miqësore ndaj Francës.

Në “Spotify Camp Nou” ka shqetësim serioz, duke marrë parasysh ngarkesën e madhe të ndeshjeve në vijim.

Barcelona përballet me sfida vendimtare dhe tashmë është konfirmuar se Raphinha do të mungojë në ndeshjet e ardhshme ndaj Atletico Madridit, në të dyja përballjet e çerekfinales së Ligës së Kampionëve, si dhe në derbin katalanas ndaj Espanyolit.

Lajm i keq për Hansi Flick, dëmtohet ylli i Barcelonës, mbetet

Me skuadrën që lufton në disa fronte njëkohësisht, mungesa e një lojtari me kreativitetin dhe lidershipin e brazilianit përbën një goditje të rëndë për planet e trajnerit Hansi Flick.

Poll