Një përplasje e ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania” VIP Albania, Rogert, pas një pyetjeje publike që ky i fundit i drejtoi për ndarjen tragjike nga jeta të vëllait të mitur të Gjestit.
Gjithçka nisi kur Rogerti, gjatë një bisede, ngriti pikëpyetje mbi rrethanat e ngjarjes, duke shkaktuar reagim të fortë në rrjet.
DJ Gimbo reagoi publikisht me tone të ashpra, duke e quajtur pyetjen të papranueshme dhe të pashpirt, sidomos kur bëhet fjalë për një fëmijë 15-vjeçar dhe për dhimbjen e një familjeje që ka humbur njeriun e saj.
“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt dhe ta kthesh në temë diskutimi para kamerave,” – shprehet ai, duke theksuar se ka kufij që nuk duhen kaluar, pavarësisht lojës mediatike apo kërkimit për vëmendje.
Rogert: Si ndodhi situata, fatkeqësia e Gjestit? Du me e ditë, se nuk e kam lexu
Dj Gimbo: Mendon që unë për atë histori foli para kamerave? O i pafytyrë, s’je në vete! Ti prek te një familje, te një fëmijë 15 vjeç, o qen! O i pafytyrë! O psikopat, o maniak! Ti luan me fatkeqësi të dikujt. Si s’të vjen marre me pyt për një fëmijë që ka vdek tragjikisht?

