
Largimi i mesfushorit të kombëtares shqiptare Kristjan Asllanit nga Italia është drejt finalizimit. Lojtari pritet të mbyllë periudhën e tij të huazimit te Torino dhe të rikthehet zyrtarisht te Interi, klub i cili tashmë ka nisur bisedimet për transferimin e tij te gjiganti turk, Besiktas.
Sipas raportimeve, marrëveshja mes palëve është shumë pranë përfundimit dhe parashikon një huazim me opsion blerjeje, me një vlerë që shkon nga 12 deri në 13 milionë euro.
Eksperti i njohur i merkatos, Fabrizio Romano, ka dhënë detaje të reja rreth marrëveshjes së arritur mes dy klubeve.
“Kristjan Asllani te Besiktas, ja ku jemi. Marrëveshje e rënë dakord verbalisht me Interin për huazim me klauzolë opsioni blerjeje”, ka shkruar Fabrizio Romano.
Gazetari italian shton se Besiktas do të mbulojë plotësisht pagën e mesfushorit deri në qershor, ndërsa opsioni i blerjes nuk do të jetë i detyrueshëm. Versus.al

