MAGAZINË /

Pak pasi rrëfeu ndarjen nga ish-gruaja, aktori i njohur nis një romancë në Ferma VIP me këtë konkurrente?

Ndërsa Erandi po i kujtonte Elinarës se është në nominim, dhe kjo e fundit i kërkoi ndihmë për të marrë sa më shumë vota, Erandi duke qeshur i tha se zgjidhja e vetme mbetet “seksi”. Kjo situatë u komentua edhe nga paneli.

Shkruar nga Versus
Pak pasi rrëfeu ndarjen nga ish-gruaja, aktori i njohur nis një
Erand Soji/ Elinara Shehu

Një batutë mes Erandit dhe Elinarës gjatë javës në “Ferma VIP 2” është kthyer në temë diskutimi në spektaklin e djeshëm, duke nxitur aludime për një afeksion të mundshëm mes tyre.

Ndërsa Erandi po i kujtonte Elinarës se është në nominim, dhe kjo e fundit i kërkoi ndihmë për të marrë sa më shumë vota, Erandi duke qeshur i tha se zgjidhja e vetme mbetet “seksi”. Kjo situatë u komentua edhe nga paneli.

Opinionisti Kastro Zizo u shpreh se, pavarësisht se në dukje ishte një shaka, ai ka vënë re disa “xixa” mes dy banorëve. “Kjo nuk është e re, ka kohë që vërej disa sinjale mes tyre,” – tha ai, duke shtuar se një koment i tillë mund të reflektojë një afrim më të thellë.

Në të njëjtën linjë ishte edhe Zhaku, e cila shtoi: “Do doja shumë t’i shihja të lumtur, nëse do ta gjenin lumturinë te njëri-tjetri.”

Elinara nga ana e saj nuk i hodhi poshtë komentet, duke u shprehur: “Erandin e kam shumë xhan. Tani duan të më fejojnë me zor.” Ndërsa Erandi reagoi me të qeshura: “Po bëhet fjalë për nominim, kjo është gjëja e parë që bëhet.”

Moderatorja Luana Vjollca e mbylli me një shprehje popullore: “Ku ka zë, nuk është pa gjë.”

Mbetet për t’u parë nëse këto janë vetëm shkëndija humori, apo një raport që do të thellohet gjatë javëve në vazhdim.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Erandi tregoi publikisht se është ndarë nga ish-gruaja e tij.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: