MAGAZINË /

Pasditja sjell reshje shiu, temperaturat mbeten të larta! Si pritet të jetë moti për sot

Parashikimi i motit, 15 maj.

Shkruar nga Versus

Pasditja sjell reshje shiu, temperaturat mbeten të larta! Si pritet të

Depërtimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë Oqeanike do të vijojnë ndikimin e tyre në vendin tonë, duke sjellë alternim të kthjellimeve dhe vranësirave gjatë orëve të paradites.

Orët e pasdites do të sjellin zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira me intensitet të ulët deri mesatar.

Parashikohet që orët e vona të natës të sjellin rrebeshe shiu në të gjithë territorin e vendit ku në zonat lindore do të jenë në formë shtrëngate.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat minimale,por mbeten kostante maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera minimale në zonat malore deri në 27°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 50 km/h nga drejtimi Jugor; duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë. Versus.al

Poll