MAGAZINË /

Pasditja sjell vranësira në të gjithë vendin dhe rrebeshe shiu në këto zona, si pritet të jetë moti të premten

Parashikimi i motit, 14 mars.

Shkruar nga Versus

Pasditja sjell vranësira në të gjithë vendin dhe rrebeshe

Zonat e ulëta si edhe vija bregdetare do të mbizotërohen nga motit i kthjellët dhe i ngrohtë gjatë orëve të paradites, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet moti në zonat malore Verilindore – Juglindore. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin shtim të vranësirave dhe lagështirës në ajër në të gjithë territorin e vendit, në skajin verior priten rrebeshe të izoluara shiu.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në orët e mëngjesit, por rriten ndjeshëm maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 25°C vlera maksimale e cila pritet shumë qarqe të zonës së ulët.

Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 70 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor,
për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 6 ballë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: