
Në spektaklin e mbrëmjes së djeshme të “Ferma VIP 3”, një moment i papritur dhe mjaft i ngarkuar emocionalisht erdhi për konkurrenten Fabjola Elezaj, pasi në emision iu shfaq vëllai i saj, Fabiani.
Gjatë ndërhyrjes së tij, Fabiani u shpreh hapur se ai dhe familja nuk kanë qenë dakord me lidhjen e Fabjolës me Adionin, duke e bërë të qartë se kjo zgjedhje nuk është pritur mirë nga njerëzit e saj më të afërt.
Në një bisedë të drejtpërdrejtë, ai e pyeti nëse e mbante mend se çfarë kishte deklaruar para se të hynte në këtë aventurë televizive, duke nënkuptuar se pritshmëritë dhe qëndrimet e saj mund të kenë qenë ndryshe nga ajo që po shfaqet tani brenda fermës.
''Prindërit tanë janë martuar me dashuri. E kanë marrë vetë njëri tjetrin në kohë shumë më të vështira sesa sot. Ne nuk jemi njerëz që privojmë dikë për të qenë i lumtur. Ne privojmë njerëz nga të bërit gabime, me u zhyt në batak kot. Me përzi emrin me emra të tjerë. Ky ishte kushti me të cilin Fabiola nuk ishte mirë. Dashuria është më e bukura në botë, por jo në këto kushte pa respekt ndaj vetes''- u shpreh vëllai i banores teksa i përgjigjej Arbanës. Versus.al

