
Aktori dhe moderatori Ermal Mamaqi ka folur së fundmi për arsyet e largimit të tij nga ekrani. I ftuar në emisionin "Flet", ai u pyet drejtpërdrejt: "Pse u largove nga ekrani?" Në një përgjigje të sinqertë, Mamaqi shpjegoi se kishte filluar të ndiente një rënie në performancën e tij, gjë që e çoi në vendimin për t’u tërhequr.
Megjithatë, ai nuk përjashtoi mundësinë e një rikthimi, nëse do të shfaqet projekti i duhur.
"Unë jam shumë elastik në transformimin e personazhit tim. Mendoj që koha ime për atë lloj show..e pashë që isha në rënie. E di kur është momenti më i mirë për të mbyllur një bisedë? Kur është në kulmin e saj. E ndjeva që po shkoja poshtë dhe aty mbaroi. Televizioni është një mashtrim i madh. Nuk më mungon, kur e realizon veten në forma të tjera nuk i ndjen këto lloj mungesash. Rikthimi? Më kanë bërë disa oferta, i kam thënë faleminderit, por jo. Nëse do më vinte ndonjë projekt sfidues, po do ta pranoja me kënaqësi,"-është shprehur Mamaqi.







