Klima e ftohtë midis Emmanuel Macron dhe gruas së tij Brigitte duket se vazhdon, duke mos ruajtur më as pretendimet më bazike para kamerave dhe fotografëve.
Episodi i ri midis tyre u zhvillua këtë herë me mbërritjen e tyre në aeroportin e Londrës, kur presidenti francez i ofroi dorën për ta ndihmuar të zbriste shkallët e avionit dhe ajo e shmangu.
???? Brigitte Macron snubbed Emmanuel Macron's hand as they exited the plane today ????
— Queen Natalie (@TheNorfolkLion) July 8, 2025
Why does he put up with it? Years of indoctrination and grooming from a young age might explain it. ???? pic.twitter.com/KMSFh2hVi1
Disa minuta më vonë, çifti Macron u pa në një makinë gati për t'u larguar nga baza, me atmosferën që dukej e ftohtë ndërsa Brigitte shikonte telefonin e saj pasi e nxori nga çanta.
Emmanuel Macron was left awkwardly hanging as wife Brigitte ignored his helping hand while disembarking in London for their UK state visit.
— BPI News (@BPINewsOrg) July 8, 2025
The French president air-kissed the Princess of Wales moments later before heading to Windsor to meet King Charles.#Macron #Brigitte pic.twitter.com/mJYYIreSbJ
Incidenti vjen pas stuhisë që ajo shkaktoi në maj, kur Brigitte u kap në kamera duke i shtyrë fytyrën burrit të saj me të dyja duart para se të zbrisnin nga një aeroplan në Vietnam. Presidenti në atë kohë e përshkroi gjestin si një "lojë", por çështja ka marrë përmasa të mëdha në Francë, me gazetën Le Parisien që pyet: "Një shaka apo pak sherr?"







