MAGAZINË /

Pique rindez rivalitetin para sezonit të ri: Barcelona është ende shumë përpara Realit

Ai tha se pika më e fortë e Barcelonës është trajneri Hansi Flick.

Shkruar nga Versus

Pique rindez rivalitetin para sezonit të ri: Barcelona është ende

Gerard Pique, ish-kapiteni i Barcelonës dhe njëri prej njerëzve që më së shumti i përjetonte përballjet e “El Classicos” ndaj Real Madridit, ka bërë një deklaratë që ka rindezur situatën mes dy skuadrave.

Ai tha se Barcelona ka ende një avantazh ndaj Real Madridit në prag të sezonit të ri, pavarësisht transferimeve që Los Blancos i sollën këtë verë.

“Mendoj se Barcelona, edhe sot, ka ende avantazhin. Mendoj se fitimi i dy kampionateve të fundit të jep statusin dhe besimin për të hyrë në sezon si favoriti më i madh. Por pas kësaj duhet  provosh këtë në fushë”- tha Pique.

Ndërsa theksoi se një nga pikat e forta më të mëdha të Barcelonës është trajneri Hansi Flick.

"Fakti që ai po hyn në sezonin e tij të tretë në stol përfaqëson një nga pikat e forta më të mëdha të Barcelonës. Ekipi dhe lojtarët janë përshtatur plotësisht me këtë projekt. Puna e vazhdueshme e Flick dhe hyrja në sezonin e tretë, së bashku me kuptimin e plotë të lojtarit për filozofinë dhe stilin e tij të lojës, i jep Barcelonës një avantazh në fillim të sezonit", përfundoi ish-mbrojtësi spanjoll. Versus.al

Poll