MAGAZINË /

Vetëm 2 raunde dhe miliona euro në xhep, zbulohet sa fituan Prenga dhe Joshua nga ndeshja

Prenga arkëtoi afërsisht rreth 1.1 milionë euro.

Shkruar nga Versus

Vetëm 2 raunde dhe miliona euro në xhep, zbulohet sa fituan Prenga dhe

Anthony Joshua i dha fund mungesës shtatëmujore nga boksi profesionist me një fitore me nokaut në raundin e dytë ndaj boksierit shqiptar Kristian Prenga në Jeddah Superdome të Arabisë Saudite.

Ishte ndeshja e parë e britanikut që nga fitorja ndaj Jake Paul në dhjetor të vitit të kaluar, si dhe rikthimi i tij në ring pas aksidentit me makinë në Nigeri, ku humbën jetën dy miq të tij të ngushtë. Edhe pse asnjëra palë nuk ka konfirmuar zyrtarisht pagesat, disa media raportojnë se fondi total i ndeshjes ishte rreth 5.7 milionë euro.

Sipas këtyre raportimeve, Joshua përfitoi rreth 4.6 milionë euro, ndërsa Kristian Prenga arkëtoi afërsisht 1.1 milionë euro, pagesa më e madhe e karrierës së tij.

Promotori amerikan Lou DiBella deklaroi se Prenga është plotësisht i vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj mundësie financiare.

"Ai e di se ka goditur xhekpotin. Edhe një e dhjeta e kësaj pagese do të ishte më shumë se gjithçka që ka fituar gjatë gjithë karrierës së tij", u shpreh DiBella.

Boksieri shqiptar për pak sa nuk shokoi botën e boksit pasi në raundin e parë e rrëzoi disa herë ish-kampionin e botës. Versus.al

Poll