
Një moment i sikletshëm është shënuar mbrëmjen e djeshme gjatë transmetimit "live" të emisionit "Ferma VIP" ku një prej konkurrenteve, Fabjola Elezaj ofendoi rëndë moderatoren Arbana Osmani duke e quajtur "kuçkë" me pretendimin se një fjalë e tillë ishte e tolerueshme.
Ky ofendim i la të gjithë të habitur, ndërsa moderatorja u përpoq ta kalonte duke mos e rënduar situatën dhe duke i thënë konkurrentes se e kuptonte se po e thoshte nga zemërimi për shkak të eleminimit të konkurrentit tjetër, Adionit.
Pjesë nga debati:
Arbana: Banorë, më dëgjoni?
Fabjola: Po kuçkë, po të dëgjojmë
(Reagime me habi nga banorët dhe opinionistët)
Fabjola: Po se ishte e tolerueshme, ishte fjalë e bukur. Ua themi njerëzve me qetësi. Ola jo, jam Fabjola Elezaj dhe mbi mua nuk shkel askush as fizikisht dhe as metaforikisht.
Arbana Osmani: Unë nuk mërzitem se më thua ti ashtu se e kuptoj lëndimin tënd dhe e kuptoj se flet nga lëndimi.
Fabjola: Nuk e kam lëndimin nga dalja e Adit. Versus.al

