
Policia iraniane ka mbyllur një kafene në qendër të Teheranit, të akuzuar për promovimin e "aktiviteteve satanike ", raportuan mediat iraniane të hënën. I vendosur në rrugën e famshme Valiasr, dyqani priste evente me muzikë që "inkurajonte sjellje devijante", sipas agjencisë së lajmeve Fars.
Një video e shkurtër, pa zë, e transmetuar nga agjencia e lajmeve Tasnim, tregon një sallë të mbushur plot ku muzikantët luajnë kitarë ndërsa klientët tundin kokën me muzikën.
???? پلمب کافهای مروج #شیطانپرستی در خیابان ولیعصر تهران
— خبرگزاری تسنیم (@Tasnimnews_Fa) May 31, 2026
بر اساس اطلاعات واصله مشتریان این کافه شامل دختران و پسران جوان، در وضعیتی غیر طبیعی و با حرکاتی عجیب و غریب، که از آن به عنوان شیطانی یاد شده، مشاهده گردیدندhttps://t.co/1TYx58SLCU pic.twitter.com/usmaFkOrig
Autoritetet iraniane bastisin dhe arrestojnë rregullisht tubime, të tilla si koncerte rock dhe heavy metal, të cilat i akuzojnë për promovimin e "Satanizmit".
Republika Islamike shtyp aktivitetet që i konsideron në kundërshtim me vlerat islame ose të ndikuara nga kultura perëndimore.

