MAGAZINË /

Plagosi të shoqen dhe më pas vrau veten, reagon gruaja e stilistit nga Kosova: Dhimbje e papërshkrueshme!

Në një reagim prekës në Instagram, bashkëshortja e tij, Rina, ka publikuar një fotografi me Festimin ku ka shkruar fjalë të ngrohta lamtumire

Shkruar nga Versus

Plagosi të shoqen dhe më pas vrau veten, reagon gruaja e stilistit nga

Një ngjarje tragjike ka tronditur Prishtinën më 9 maj, ku dizajneri i njohur Festim Isufi fillimisht qëlloi me thikë të bashkëshorten, duke e plagosur në pjesën e dorës, dhe më pas i dha fund jetës së tij.

Kjo tragjedi ka lënë një boshllëk të madh në opinionin publik dhe në komunitetin artistik, ku Isufi njihej si një profesionist i talentuar dhe një njeri i dashur për të gjithë.

Në një reagim prekës në Instagram, bashkëshortja e tij, Rina, ka publikuar një fotografi me Festimin ku ka shkruar fjalë të ngrohta lamtumire:

“Prehu i qetë jeta jem, humbja jote e papritshme na ka lënë me dhimbje të papërshkrueshme. Të dua dhe të kujtoj si njeri të mirë, të buzëqeshur si ishe.”

Plagosi të shoqen dhe më pas vrau veten, reagon gruaja e stilistit nga

Lajmi për ndarjen nga jeta të Festim Isufit ka shkaktuar një reagim të gjerë në rrjetet sociale, ku shumë artistë, miq dhe qytetarë kanë shprehur ngushëllime dhe kanë ndarë kujtime për njeriun që la pas një trashëgimi të vyer në industrinë kreative të vendit./Versus.al

Poll