POLITIKË /

Etapa e dytë e Giro d'Italia, Rama dhe djali i tij valëvitin flamurin e nisjes së garës

Shkruar nga Versus
Etapa e dytë e Giro d'Italia, Rama dhe djali i tij valëvitin
Kryeministri Edi Rama dhe djali i tij, Zaho

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm sot në nisjen e etapës së dytë për garën çiklistike “Giro d’Italia”. Së bashku me djalin e tij Zahon, Rama ka valëvitur flamurin e nisjes së garës që do të vijojë sot drejt Elbasanit, për të përfunduar më pas me etapën e tretë në Vlorë.

Gjatë pranisë së tij në nisjen e garës, Rama publikoi edhe nëj video në rrjetet sociale me njërin prej organizatorëve të eventit që e vlerësoi aktivitetin në Shqipëri me notën 9.

“Ja kjo është Evropa e Ballkanit”- u shpreh Rama në mbyllje të videos së publikuar. Versus.al

Poll