Live Updates /

E rëndë në Gramsh! Përsëritet tragjedia, shembet kanali i hidrocentralit, ndërrojnë jetë dy punëtorë! (EMRAT)

*Një tjetër ngjarje e rëndë që lidhet me shembjen e dheut është shënuar mesditën e sotme në vend. *Pas tragjedisë së ndodhur në Burrel më 3 maj, sot në fshatin Poroçan të Gramshit është shembur kanali i një hidrocentrali duke shkaktuar shembjen e dheut që dyshohet të ketë zënë sipër dy punëtorë *Viktimat janë Abas Basha, 22 vjeç, dhe Egzon Lleshi, 32 vjeç, të cilët humbën jetën si pasojë e aksidentit.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Një tjetër ngjarje e rëndë që lidhet me shembjen e dheut është shënuar mesditën e sotme në vend. *Pas tragjedisë së ndodhur në Burrel më 3 maj, sot në fshatin Poroçan të Gramshit është shembur kanali i një hidrocentrali duke shkaktuar shembjen e dheut që dyshohet të ketë zënë sipër dy punëtorë *Viktimat janë Abas Basha, 22 vjeç, dhe Egzon Lleshi, 32 vjeç, të cilët humbën jetën si pasojë e aksidentit.

2 Postime
6 ORE ME PARE

Gramsh/ Rëndohet bilanci, dy punëtorë të vdekur pas shembjes së dheut në një kantier ndërtimi! Identifikohen viktimat

E rëndë në Gramsh! Përsëritet tragjedia, shembet kanali

Një ngjarje tragjike është raportuar sot në zonën e Holtës, në Gramsh, ku dy punëtorë kanë humbur jetën pas rrëshqitjes së një masivi dheu gjatë punimeve në kantierin e ndërtimit të një hidrocentrali.

Viktimat janë Abas Basha, 22 vjeç, dhe Egzon Lleshi, 32 vjeç, të cilët humbën jetën si pasojë e aksidentit.

Ngjarja ka ndodhur pranë një kanali që furnizon me ujë hidrocentralin në ndërtim, ndërsa autoritetet policore dhe grupet mjekësore mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes pas marrjes së njoftimit.

Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të dokumentuar ligjërisht këtë tragjedi. Ky incident vjen vetëm disa ditë pas një tjetër aksidenti fatal në Klos, ku një 29-vjeçar humbi jetën nga shembja e një masivi kromi.

Njoftimi i policisë:

Gramsh/Informacion paraprak

Në fshatin Holta, gjatë punës në një kantier ndërtimi, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur një masiv dheu, dhe për pasojë kanë humbur jetën shtetasit A. B., 22 vjeç dhe E. Ll., 32 vjeç.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit./Versus.al

 

7 ORE ME PARE

E rëndë në Gramsh! Përsëritet tragjedia, shembet kanali i hidrocentralit, dheu zë poshtë 2 punëtorë! Vdes njëri prej tyre

E rëndë në Gramsh! Përsëritet tragjedia, shembet kanali

Elbasan- Një tjetër ngjarje e rëndë që lidhet me shembjen e dheut është shënuar mesditën e sotme në vend. Pas tragjedisë së ndodhur në Burrel më 3 maj, sot në fshatin Poroçan të Gramshit është shembur kanali i një hidrocentrali duke shkaktuar shembjen e dheut që dyshohet të ketë zënë sipër dy punëtorë, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë. 

Ambulanca dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje, ndërkohë që po punohet për nxjerrjen e punëtorit tjetër të bllokuar. 

Ngjarja vjen një ditë pasi u gjet i pajetë trupi i 29 vjeçarit Ardit Beshirit, të riut i cili u mbulua nga dheu dhe masivi i inerteve teksa punonte me eskavator. Beshiri, babai i një fëmije u gjet i pajetë vetëm 7 ditë pasi ishte mbuluar nga dheu për shkak të mungesës së mjeteve për ta nxjerrë. Versus.al

Poll