MAGAZINË /

Reshje shiu dhe shtrëngata afatshkurtra, si parashikohet të jetë moti përgjatë të shtunës

Parashikimi i motit, 24 maj.

Shkruar nga Versus

Reshje shiu dhe shtrëngata afatshkurtra, si parashikohet të jetë

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira e alternime kthjellimesh. Prezencë e reshjeve të herëpashershme të shiut me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të mëngjesit.

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, prej orëve të mesditës reshjet parashikohen në formën e shtrëngatave afatshkurtra përgjatë relieveve malore në lindje e pjesërisht në qendër të territorit.

Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s, në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 18 m/s. Versus.al

Poll