MAGAZINË /

Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, si parashikohet të jetë moti për sot

Parashikimi i motit, 18 qershor.

Shkruar nga Versus

Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, si

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash mesatare e lokalisht deri të dendura.

Reshjet e shiut do të bëhen prezente gjatë orëve të mesditës, pothuajse në të gjithë territorin me intensitet të ulët kryesisht në formë pikash. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 34 gradë celcius.

Era me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/s. Versus.al

Poll