MAGAZINË /

Reshje shiu pas orëve të mesditës, si parashikohet të jetë moti për sot

Parashikimi i motit, 30 dhjetor.

Shkruar nga Versus

Reshje shiu pas orëve të mesditës, si parashikohet të

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta. Mot parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura përqendruar në relievet malore kryesisht lindje të territorit, pas orëve të mesditës.

Reshje të dobëta e lokale shiu në lindje dhe përgjatë vijës bregdetare pas orëve të mesditës. 

Në relievet malore verilindje-lindje e juglindje reshje bore me intensitet kryesisht të ulët, në formën e flokëve të borës. Prezencë e ngricave në akset rrugore kryesisht në zonat malore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 4 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s. Valëzimi në det do jetë i forcës 1 ballë. Versus.al

Poll