Dashi
Bëni një shëtitje të gjatë për shëndetin tuaj. Kontrolloni shpenzimet dhe përpiquni të mos jeni bujar më shumë sesa duhet. Stili i jetesës tuaj ekstravagante mund të shkaktojë tensione në familje.
Demi
Gjëja e fundit që dëshironi sot është një ditë stresi dhe plot dilema. Përpiquni ta jetoni këtë ditë në maksimum dhe të gjeni kohë për argëtim. Mos e privoni veten nga kënaqësitë e jetës.
Binjaket
Një ribashkim me një mik të vjetër do të ndriçojë gjenjen tuaj shpirtërore. Shpenzimet e papritura mund të shkaktojnë presion financiar. Temperamenti juaj mund t’ju shtyjë në një situatë problematike sot në punë.
Gaforrja
Një udhëtim i papritur mund të jetë i mundimshëm, cfarë edhe mund t’ju mërzisë. Dikush me të cilin jetoni do të mërzitet nëse e keni shpërfillur së fundmi. Armiqtë e fshehtë do të jenë të etur për të përhapur thashetheme rreth jush.
Luani
Ditë e mirë për shoqëri dhe argëtim. Nëse merreni me biznes tregoni më shumë vëmendje ndaj shpenzimeve të panevojshme. Do të kaloni një pasdite të këndshme me partnerin tuaj.
Virgjeresha
Sot është një ditë e mirë për të ndjekur interesin tuaj shpirtëror. Shpenzimet rriten, por nuk përjashtohet mundësia e rritjes së të ardhurave. Është koha e duhur për sukses dhe lumturi falë përpjekjeve tuaja dhe mbështetjes së dhënë nga anëtarët e familjes.
Peshorja
Të gjitha investimet duhet të bëhen me kujdes të madh. Nuk favorizoheni në këto momente për të ndërmarrë aventura të rrezikshme veçanërisht kur këtu përfshihen edhe paratë.
Akrepi
Disa probleme të fjetura do të shfaqen duke sjellë presion mendor dhe stres. Tendenca juaj për t’i lënë gjërat pas dore do të sjellë zhgënjim. Megjithatë kjo periudhë kalimtare do t’i lërë vendin kënaqësisë.
Shigjetari
Shmangni argumentet dhe konfrontimet e panevojshme me të tjerët. Nuk është një ditë shumë e mirë për çështjet e dashurisë. Me pak mirëkuptim dhe tolerancë dita do të kalojë pa probleme.
Bricjapi
Hapat e guximshëm dhe vendimet kurajoze do të sjellin shpërblime të favorshme. Sot është një nga ato ditë kur gjërat në dashuri nuk do të ecin ashtu siç dëshiron.
Ujori
Pasiguria në lidhje me financat do të krijojë tensione në mendjen tuaj. Shmangni një hap të nxituar në dashuri. Nëse një punë nuk ju sjell kënaqësi shpirtërore, hiqni dorë prej saj tani që nuk jeni shumë vonë.
Peshqit
Kujdesuni për mirëqenien tuaj përndryshe gjërat mund të marrin një kthesë për keq. Çështjet në pritje bëhen më të zymta dhe shpenzimet më të mëdha. Për më shumë paqe mendore, merruni me sport.








