
Nëse po kërkon një fundjavë buzë detit, shërbim të klasit botëror dhe një destinacion shumë afër Shqipërisë, kam një sugjerim për ty.
Aman Sveti Stefan, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar Aman Resorts, rihap dyert për pushuesit.

I pozicionuar në një nga brigjet më piktoreske të bregdetit dalmat, Aman Sveti Stefan sjell një eksperiencë të rafinuar për ata që kërkojnë qetësi, privatësi dhe standarde të larta shërbimi.
Është një destinacion që ndërthur arkitekturën tradicionale mesdhetare me elegancën minimaliste që karakterizon markën Aman.

Resorti ofron 58 dhoma, 8 prej të cilave janë suita të Vilës Miločer, e njohur ndryshe si rezidenca verore e Mbretëreshës Marija Karađorđević.
Përtej akomodimit, eksperienca në Aman përfshin një spa të klasit botëror dhe gastronomi të kuruar me ndikime mesdhetare dhe ndërkombëtare.

Çdo detaj është menduar për të krijuar një ndjesi pushimi, larg zhurmës dhe ritmit të përditshëm.
Ajo që e bën këtë destinacion veçanërisht tërheqës për pushuesin shqiptar është aksesueshmëria.
Afërsia me Malin e Zi e kthen këtë destinacion premium në një zgjedhje ideale për një arratisje fundjave.
Aman Sveti Stefan vjen si një nga zgjedhjet më të veçanta në rajon, tashmë më pranë se kurrë.

